
Rritja e çmimit të derivatëve ka bërë që edhe bizneset e ndryshme që ofrojnë shërbimin e transportit si ashtu edhe taksi brenda qytetit të rrisin çmimin.
Pas shtrenjtimit të naftës, fillimisht ngritën çmimin autobusët për relacionin Vushtrri-Prishtinë dhe anasjelltas gjithashtu edhe Mitrovicë-Prishtinë.
Por rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe te taksitë në Vushtrri, ku këtë herë Radio Taksitë kanë ngritur çmimin startues për 50 më shumë nga çmimi paraprak. Pra, tashmë çmimi startues për taksitë në Vushtrri është 1.50cent.








