
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë me vendosmëri se Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duhet të arrestohet nga Policia e Kosovës.

Duke folur në “dPt te Fidani”, Rexhaj ka thënë se Radojçiq është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës.
“Ne nuk kemi raporte personale apo private qoftë me Radojçiqin, qoftë me politikën, Listën Serbe dhe Serbinë. Ne kemi raporte zyrtare. Ky person është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Dhe ky duhet të arrestohet në momentin e parë. Pikë e madhe e shtypit”, tha Rexhaj para gazetarit Fidan Jupolli.








