KOSOVËLAJME

Ragip Xhaka i emocionuar pas nominimit të Granitit për Topin e artë: Më ka bërë krenar mua dhe besoj gjithë shqiptarët

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka është nominuar për ”Topin e Artë”, pas paraqitjeve fantastike që kishte sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicërane.

Roadside
Market Florenti

Ai është në list së bahsku me yjet botëror si, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicus Jr dhe Jude Bellingham.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

E për këtë sukses të Granitit, në një pronocim për IndeksOnline, ka folur edhe babai i tij, Ragip Xhaka.

Ai ka thënë se Graniti për të arritur këtu bëri shumë punë dhe se ndihet krenar për këtë sukses.

”Me të vërtetë jam krenar me arritjen e dy djemve, por në veçanti me Granitin sepse askush s’ja fali meritat e tij, por me punë me sjellje arriti këtu ku është dhe atë që e kom bë për të si prind, ma ktheu shumëfishë dhe me bëri krenar jo verem mua si prind por besoj të gjithë shqiptarët. Të jam i sinqertë nuk di as vetë ta përshkruaj ndenjen time dhe jam shumë i emocionuar kur djali e bon tërë familjen krenar, edhe sikur mos të ishte djali im prapë e kisha ndie veten krenar.”, ka deklaruar Ragip Xhaka.