Aurora Group
02KOSOVËLAJMESHQIPËRI

Rama i del kundër ShBA-së e BE-së: Barrikadat në veri nuk ishin protestë paqësore

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama ka reaguar karshi ShBA-ve dhe BE-së pasi u në largimi i barrikadave në veri të Kosovës.

Duke folur për tensionet e krijuara, Rama tha se ato prodhuan rezultat të njejtë dhe se ishin të panevojshme.

Premium Store

Rama duke kërkuar mirëkuptim ka kritikuar edhe ShBA-të dhe BE-në, për qëndrimin e tyre se protesta ishte paqësore, shkruan “Mitropol”.

Në reagim Rama ka thënë se nuk është dakord fare se barrikadat ishin protestë paqësore.

Reagimi i plotë:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

Weelnes