KOSOVËLAJME

Rama: Komandant Prishtina të pret!

Fushata

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari.

Përmes një statusi në Facebook, Rama ka thënë se ky shesh do t’i shërbej gjeneratave të reja që të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar.

Market Florenti

“Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, ka shkruar Rama.