KOSOVËLAJME

Rama: Kurti e Vuçiq në konferencë ku s’lejohet të dalin pa marrëveshje, ose të përballen me pasojat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Rama ka falënderuar Borrellin për punën që po e bën lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se rajoni në asnjë mënyrë s’mund të bëj hapa mbrapa.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Në të njëjtën kohë ishte ndihmuese që të ndajmë opinionet tona për diçka që është shumë shqetësuese e për të cilën ju po punoni shumë fort, e që ka të bëj me gjithë stabilitetin e rajonit dhe me gjithë progresin rajonal.

Ne jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë, dhe që s’mundet assesi të bëj kthim mbrapa, e ku ngjarjet s’janë të shkëputura nga njëra-tjetra, e që ne s’mund të shikojmë thjesht për shtëpinë tonë, pa u shqetësuar për atë që po ndodh përreth”, ka thënë Rama.

Tutje kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Borrell ka ofruar argumente të qarta se shtetet anëtare po e humbin durimin, dhe këtu shton se shpreson që ideja për konferencë të liderëve ku s’do të lejohet të dalin pa marrëveshje, të merret parasysh.

Ndryshe thotë se palët duhet të përballen me pasojat, gjë që do të jetë e dhimbshme për të gjithë.

“Faleminderit që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë  prova për humbjen e durimit nga shtetet anëtare dhe rritjen e shqetësimit.

Dhe shpresoj shumë që ideja e konferencës së nivelit të lartë do të marr vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe të mos lejohen ata të dalin pa arritur një marrëveshje, ndryshe pastaj për t’u përballur me pasojat e asaj, që do të jetë shumë e dhimbshme për të gjithë”, ka thënë Rama.