Active 2
LAJMESHQIPËRI

Rama takon ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë- Serbi, Joseph Borell në Abu Dhabi, flasin edhe për Kosovën

Edi Rama po qëndron në vizitë zyrtare në Abu Dhabi ku edhe po merr pjesë si i ftuar nderi në World Policy Conference, shkruan Mitropol.

Në kuadër të takimeve të shumta, Rama, sot ka takuar edhe Joseph Borellin, kryediplomatin dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi ku edhe kanë biseduar për këtë çështje.

Active 1

Në këtë takim, Rama, ka theksuar se janë diskutuar çështje me rëndësi dhe në interes për Ballkanin Përëndimor, por edhe për konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, konflikt ky që prek edhe interesat e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Ramës:

📍Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria🇦🇱🤝🇪🇺

Dukato 1