“ Ramiz Lladrovci është zënë duke vjedhur zhavor”

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, për vjedhje të zhavorit.
Drenori këto komente i bëri në Debat Plus në TV Dukagjini, duke u kyçur në debat në një thirrje telefonike.
Ai poashtu sqaroi aktgjykimin e Gjykatës Themelore, për të cilin tha se ka ushtruar padi në shkallë të dytë, dhe arsyetimi i gjykatës ishte për një çështje tjetër.
“Nëse unë do të kisha një dënim, nuk do të isha certifikuar në garë për zgjedhje. Nuk është vendim por padi. Është një vendim i një gjykatësi, i cili është bazu në çështje jashtë kontekstit që kemi pas. Unë kam bërë postim që ai zotëri ka përdorur veturën zyrtare në çështje zgjedhore” – tha ai.
“E them para publikut me përgjegjësi. Zotëri Lladrovci ka vjedh zhavorr. Ky njeri është shantazhues i madh” – përfundoi ai.








