KFC
LAJME

Raporti i “Amnesty International”: Lųfta e Izraelit në Gaza përbën gjęnocid

Në një raport të organizatës “Amnesty International” pretendohet se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës përbën krim të gjenocidit sipas së drejtës ndërkombëtare – përcaktimi i parë i tillë nga një organizatë e njohur për të drejtat e njeriut në konfliktin 14-mujor.

Florenti Company

Në raportin me 32 faqe ekzaminohen ngjarje në Gaza mes tetorit të vitit 2023 dhe korrikut të vitit 2024. Në të thuhet se Izraeli “me paturpësi, vazhdimisht dhe me pandëshkueshmëri të plotë… e shpalosi ferrin” ndaj popullsisë prej 2,3 milionë njerëzish në enklavën palestineze, duke theksuar se “krimet e mizorisë” kundër izraelitëve nga Hamasi më 7 tetor 2023, të cilat e nxitën fillimin e luftës, “nuk e justifikojnë gjenocidin”, raporton gazeta “The Guardian”.

TEB

Izraeli ka “kryer akte të ndaluara me Konventën e Gjenocidit, më saktësisht vrasje, shkaktim të lëndimit serioz trupor ose mendor, dhe qëllimisht duke shkaktuar ndaj palestinezëve në Gaza kushte të jetës që llogariten se e sjellin shkatërrimin e tyre fizik”, me “qëllim specifik për t’i shkatërruar palestinezët” në atë territor, thuhet më tej në raport.

Kjo është hera e parë që organizata “Amnesty International” pretendon për krimin e gjenocidit gjatë një konflikti që është duke vazhduar dhe vlerësimi i shtohet një raporti të publikuar në muajin mars nga raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Agnes Callamard, ku konkludohej se “ka bazë të arsyeshme për të besuar” se Izraeli ishte duke kryer gjenocid kundër palestinezëve.

“Amnesty International” i përmendi shkatërrimin e qëllimshëm të furnizimit me ndihma dhe me energji elektrike, bashkë me “dëmin, shkatërrimin dhe zhvendosjen masive”, duke çuar në shembjen e sistemeve të ujit, sanitarisë, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor, në atë që organizata e quajti “model të sjelljes” brenda kontekstit të pushtimit dhe bllokadës ndaj Gazës.

Në raport më tej thuhet se shkalla e pashembullt e ofensivës ushtarake ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në nivel dhe shpejtësi të pakrahasueshme me çfarëdo konflikti tjetër në shekullin XXI./Nacionale

Koha