KOSOVËLAJME

Raportimet për kontrabandë, krerët e PK-së dhe ministrat e Kurtit shkojnë në zonat kufitare në Veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga ministrat, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, si dhe drejtori i Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata, kanë vizituar sot zonën  kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale”, thuhet në komunikatë.