02LAJME

Raportohet se janë lënduar edhe dy minatorë në Minierën e Trepçës

Ish-minatori i i Minierës së “Trepçës”, Arsim Musa, ka bërë të ditur se para dy ditësh janë lënduar edhe dy punëtorë, derisa ka thënë se askush nuk është marrë me ta.

Ai thotë se asnjë minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dal raporti i KPMM-së dhe Ispektoriatit të Punës se si janë lënduar ata.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Ai i ka bërë thirrje krerëve të shtetit, ministrave, deputetëve dhe madje opozitës që të mbajnë seancë të jashtëzakonshme sa i përket çështjes për minatorët që po lëndohen brenda minierës.

“Asnjë minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dalë raporti i KPMM dhe Ispektoriati Punës se si ka ardhur deri të lëndimi i minatorëve. Para dy dite janë lënduar edhe dy minatorë të tjerë askush nuk është marrë më këtë çështje. Gjithmonë me Minatorë ME FAT”, ka shkruar ai në Facebook.