Medi
02KOSOVËLAJME

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon vie në Mitrovicë, Hamza e çon në Bajgorë

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, dhe bashkëpunëtorët e tij, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Në këtë takim kryetari Hamza fillimisht ka falënderuar eurodeputeten gjermane Von Cramon për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përpjekjet e saj që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, duke shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e taksapaguesit evropian në zhvillimin e vendit tonë, me theks të veçantë për taksapaguesit gjerman të cilët janë mbështetësit kryesor në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

London

Më tutje kryetari Hamza njoftoi eurodeputeten Von Cramon për gjendjen aktuale në Mitrovicë, për raportet e mira me të gjitha komunitetet pa dallime, për konstituimin e organeve komunale duke potencuar se arsimi, shëndetësia, të rinjtë dhe nxitja e zhvillimit ekonomik të qytetit mbeten prioritet kryesore të qeverisjes lokale, ndërsa ka shprehur përkushtimin e tij për paqe e stabilitet dhe për një perspektivë evropiane të Kosovës.

Kurse, eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, bëri të ditur se nuk është hera e parë që ndodhet në Mitrovicë, por është vizita e saj e parë zyrtare në Komunë e Mitrovicës, dhe është mjaftë mirë e njoftuar për punën dhe sukseset e kryetarit Hamza në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ajo më tutje ka ofruar mbështetjen e saj në krijimin e një klime të favorshme për investitorë të huaj në Kosovë dhe do të vazhdoi të përkrahë Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.

Nga ky takim, të dy palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës, me ç’ rast kryetari Hamza e ka shoqëruar Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, për një vizitë tek Parku i Energjisë së Erës në Shalë të Bajgores, dhe kanë vlerësuar se rajoni i Mitrovicës ka potencial për investime në energji të ripërtritshme.

Koha