KOSOVËLAJME

Rashiq: Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022

Ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka folur lidhur me çështjen e dinarit.

Rashiq para mediave është shprehur se të gjithë njerëzit mund të hapin llogari bankarë pa pagesë.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Ai bëri të ditur se është takur me drejtorin e Bankës Qendrore si dhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

“Po ashtu jam takuar me Kurtin lidhur me këtë çështje, ai është pajtuar që të ketë një periudhë tranzicioni lidhur me çështjen e dinarit”, ka thënë Ministri.

Ministri gjithashtu tha se Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022 dhe se askush nga Banka nuk e ka pasur të arsyeshme që të aplikojë për rilicensim.