KOSOVËLAJME

Rasti i dhunimit në Mitrovicë, Policia e kapi në flagrancë të dyshuarin bashkë me të miturën në shtëpinë e tij

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla, ku viktima jo rrallëherë janë edhe të miturat. Kështu ndodhi me një rast që u zbulua së fundmi në Mitrovicë.

Roadside
Market Florenti

Një person u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

E mitura u gjet në shtëpinë e të dyshuarit, pasi fillimisht familja e saj raportoi se nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që u arrestua nga Policia është 19-vjeçari, K.H.

Pasi palët u kapën në flagrancë, janë shoqëruar në stacion policor, ku edhe kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Me të përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 19-vjeçari është dërguar në mbajtje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekazminim mjekësor ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.