Rasti i gruas të dhunuar fizikisht, Policia: Rasti është iniciuar për “dhunë në familje”, i dyshuari në arrati

Një qytetare me emrin Valmire Sylejmani ka publikuar fotografitë e një gruaje, që sipas saj, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.
“Kjo gruaja që kam postuar quhet Adile dhe është nga Gjilani. Gruaja ka probleme të shëndetit mendor gjithashtu edhe nëna e saj. Kjo grua përdoret seksualisht, materialisht sforcohet të kërkojë lëmosh për palë tjera dhe kur nuk mbërrin në pazare të bollshme dhunohet barbarisht kështu si ne foto”, shkruan ajo mbi fotografinë e shpërndarë.
Për rastin tashmë është deklaruar edhe Policia.
Ajo për Sinjalin, thotë se rasti është iniciuar si “dhunë në familje” dhe ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 13:00, në Lipjan.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.