Rasti Thaçi dhe të tjerët: Prokuroria pretendon se në këto komuna ka pasur zhdukje me forcë të personave

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Aktakuzës i janë bashkangjitur edhe skica, ku në skicën C që ndërlidhet me zhdukjen me forcë e personave, janë paraqitur pretendimet e prokurorisë për komunat ku pretendon se ka ndodh kjo vepër,lokacionin përkatës, datën e përafërt të zhdukjes dhe viktimat e njohura.























