Dukato 2
IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Rasti tragjik në Gjakovë: Këta janë tre fëmijët që u gjetën të vdekur, trupat u dërgohen në morg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Jabllanicë në Gjakovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.

Active 1

Sinjali ka raportuar se fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare, nga familjet Ramaj, Morina dhe Mehmetaj.

Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e spitalit.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësiteve policore dhe ambulancës, kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar në lidhje me rastin.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Rame Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

eKiosk