Active 2
KOSOVËLAJME

Reagim hipokrit: Tomë Gashi që dikur e kërcënonte se ‘përfundon keq’, i del ‘në mbrojtje’ Valon Sylës

Reagimet për sulmin brutal fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit kosovar, Valon Syla, kanë qenë të shumta nga e gjithë sfera publike. Në të gjitha këto reagime, u dënua ashpër dhuna ndaj tij dhe u kërkua që autorët të vihen para drejtësisë, raporton Sinjali.

E në mesin e tyre ishte edhe avokati, Tomë Gashi, i cili në mënyrë hipokrite i doli në mbrojtje Sylës, pasi ky i fundit u rrah nga tre persona.

Weelnes

“Kualifikim juridik qe eshte me i rende se sulmi ndaj gazetarit – opinionistit Valon Syla! Nuk e sulmuan Valonin tre persona per t’i shkaktuar lendime te lehta. Per shkak te ketyre kualifikimeve juridike – ‘te lehta’ – sulmuesit inkurajohen. Vec paramendone tre persona me e sulmu nje prokuror per shkak se nuk iu pelqen ndonje vendim i tij, a do ta kualifikonte prokuroria si ‘lendim te lehte trupor’?! Valoni eshte sulmuar nga tre persona vetem per shkak te opinioneve te tij. Ne nje shtet ligjor kjo nuk do te duhej te ndodhte kurre, e nese ndodhe nuk mund te klasifikohet si lendim i lehte! Dje i ka ndodhur Valonit, sot mund t’i ndodhe dikujt tjeter! Prokurori, kthjellu!“, shkroi ai në Facebook.

image 51

Por është vetë Gashi ai i cili pikërisht për shkak të opinioneve të Sylës, kohë më parë e kërcënonte hapur këtë të fundit duke i thënë ‘përfundon keq’.

Bëhet fjalë për një debat në emisionin ‘Pressing’ ku avokati dhe gazetari ishin panelistë dhe po diskutonin për rastin e ish aktivistit, tashmë të ndjerë, të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Mos fol për rastin Dehari se përfundon keq, mos e përmend, mbylle gojën”, e kishte kërcënuar hapur Gashi gazetarin Syla.

E kjo nuk ishte e tëra, pasi ai kishte vazhduar që gjatë debatit t’ia përsëris se kalon keq.

“Krejt rastet i zgjidhi unë. Mua mund të më ofendosh sa të duash, po për rastin Dehari mos fol edhe një herë se keq kalon. A e di kur kalon keq, bash në këtë sekond”, ka vazhduar më tej Gashi.

“Zgjidhe rastin, edhe krejt zbardhe, po me ty kurrë s’ka me u zbardhë”, kishte replikuar Syla.

Ai madje i kishte kërkuar që nëse do, për rastin Dehari të flasin pas emisionit, gjë që të linte të kuptosh se po i kërkon ‘fer’.

“Mshele gojën, për mua thuaj çka të duash, për rastin Dehari mshele gojën. Që ke qejf për rastin Dehari folim pas emisionit”, ia kishte kthyer sërish Gashi.

Ndryshe, Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, janë arrestuar si të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Syla.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store