Reagimi i ashpër i asamblistit nga Veriu, Skender Sadiku: “Turpi na mbuloi, fëmijët edhe këtë vit mësojnë në shkollën-kontejner”

Asamblisti në Mitrovicën Veriore, Skender Sadiku, ka reaguar ashpër në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Ai ka shprehur indinjatën e tij për faktin se nxënësit në veri edhe këtë vit do të detyrohen të ndjekin mësimin në shkollën-kontejner.
“Turpi na mbuloi. Në vend të urimit për 1 shtator, duhet të kërkojmë falje. Ndihem i turpëruar si asambleist, si mitrovicas dhe si individ. Fëmijët mund të na e falin, por ne vetes si do t’ia falim që edhe një vit shkollor i trajtojmë pa dinjitet dhe i dërgojmë të marrin dituri në kontejner”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka shtuar se situata e tillë është e papranueshme dhe një dështim i institucioneve për të siguruar kushte elementare për arsimimin e fëmijëve.








