Premium Store
KOSOVËLAJME

Reagojnë nga Komuna e Gjakovës, largohet posteri me mbishkrimin që nuk lejohej në shkollë futja e vajzave me shami

 

Gjatë ditës së sotme në një shkollë në Gjakovë ishte fotografuar një poster i cili bënte me dije që nuk lejohej hyrja në shkollë për vajzat me shamia, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Posteri, që ishte barazuar me posterat e tjerë si: ndalohet bartja e armëve, ndalohet konsumimi i duhanit, konsiderohej diskriminues për komunitetin, si rrjedhojë reaguan shumë pjesëtarë të shoqërisë civile.

E nga Komuna e Gjakovës me ta parë këtë gjë reagimi ishte i menjëhershëm.

Ata urdhëruan shkollën ta largoj këtë poster, ndërsa njoftimin për largimin e posterit e bëri Abdullah Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur një njoftim tepër i mirë!

Pas sensibilizimit dhe publikimit të skandalit me fotografi që ndalon hyrjen në shkollë të vajzave me shami dhe personave me armë, si dhe reagimit të njerëzve që e duan këtë vend dhe këtë Komb në Emër të Zotit, ka reaguar pushteti lokal në Gjakovë dhe e ka larguar!

Për gjithë këtë Zoti i shpërbleftë punë mirët e kësaj çështjeje, ata që komunikuan direkt me pushtetin lokal në Gjakovë dhe të gjithë ata që u bënë shkaktar të largohet kjo vepër e shëmtuar.

Ndërsa mos ta harrojmë presionin që duhet ta vazhdojmë te Ministria e Arsimit për shfuqizimin e këtij udhëzimi që na ka mërzitë për më shumë se 10 vite.

Shumë selam 🌹

Koha