Aurora Group
KOSOVËLAJME

Reagon Dardan Molliqaj: UÇK sot po sulmohet brenda dhe jashtë vendit

Gjatë ditës së sotme kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe disa aktivistë të tjerë të kësaj partie, u arrestuan për shkak të protestës që e realizuan kundër përfaqësueses së dhomave të specializuata, Ekatarina Trendafilova, shkruan Mitropol.

Aktivistët e PSD-së hynë me filikaqa në vendin ku Trendafilova po mbante konferencën për media duke e ndalur në gjysmë konferencë.

Market Florenti

Në këtë moment ndërhyri Policia e Kosovës e cila bile arrestoi Dardan Molliqajn dhe një pjesë të aktivistëve të PSD.

Pasi u lirua nga Policia, Molliqaj, reagoi përmes një statusi në facebook, duke theksuar se në këtë periudhë është detyrë e kohës mbrojtja e UÇK-së.

“Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës”, shkroi Molliqaj.

Molliqaj theksoi se kundër UÇK-së është duke u zhvilluar luftë speciale brenda dhe jashtë vendit.

Reagimi i plotë:

MBROJTJA E UÇK-SË ËSHTË DETYRË E KOHËS

Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin.

Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë.

Ndërkaq dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar.

Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar.

Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë.

Koha