Medi
02LAJME

Reagon Fidan Ademi ndaj dokumentit që publikoi PDK: Ai dokument është fake news i madh që bënë kampi i PDK-së

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë publikoi një dokument në të cilën aludohej për strategjinë që po e përdorë VV në Mitrovicë për ta mposhtur Bedri Hamzën, shkruan Mitropol.

Karshi këtij lajmi ka reaguar Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Mitrovicës dhe njëherit anëtari i VV-së në Mitrovicë, Fidan Ademi, i cili dokumentin e ka quajtur si fake news.

Tripika

Ademi përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga kryesia e PDK-së që të organizojnë fushatë korrekte ashtu si i ka hije Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Ai dokument pa vule, pa nënshkrime, pa datë është një “fakenews” i madh që bën kampi i PDK-së.
Kërkoj nga strukturat normale të pdk-së, si kryetari i rinisë Arian Tahiri që të bëj fushatë korrekte ashtu si i ka hije Mitrovicës.
Qytetarët e Mitrovicës kanë dy mundësi në këto zgjedhje:
PDK me Bedri Hamzen, Sami Lushtakun e Memli Krasniqin,
Apo LVV me Albin Kurti, Agim Bahtiri e Glauk Konjufca.
Unë besoj fuqishëm në fitoren e Lëvizjës!
#fidanademi12
Fidan Ademi

Weelnes