
Gjatë ditës së sotme është raportuar se edhe një hoxhë nga Mitrovica është në gjendje të rëndë si pasojë e virusit Covid-19, shkruan Mitropol.
Bëhet fjalë për hoxhën Eroll Nesimi i cili reagoi me një postim në facebook pas lajmeve që qarkulluan se hoxha është në gjëndje të rëndë.
Hoxha ka theksuar se ai është me covid mirëpo gjendja e tij është stabile dhe se është në përfundim të covidit.
Postimi i plotë:
eselamu alejkum
Të dashur familjar, shokë, dashamirë, miq dhe xhemat.
Deshta vetëm te ju informoj per gjendjen time shendetsore, pasi qe jan duke qarkullu shum lajme te cilat e kan keqkuptuar qe gjendja ime shendetsore eshte e renduar.
Une jam me covid, por elhamdu lilah gjendja ime eshte stabile dhe jam ne perfundim te covidit.
Nuk kam dhe nuk kam pas veshtirsi elhamdu lilah.
Allahu ju shperblefte te gjithve per lutjet dhe kujdesin e juaj.
E lusim Allahun e Madhëruar ti sheroj te gjith te semurit nga kjo semundje dhe t’ua lehtesoj gjendjen.








