KFC
02LAJME

Reagon Hoxha Fatmir Latifaj: Kush e fyen flamurin tonë kombëtar në emër të Islamit, ai është armik i Islamit

Gjatë ditës së djeshme një hoxhë nga Gjermania deklaroi se duhet djegur flamuri kombëtar shqiptar, shkruan Mitropol.

E kundër këtyre qëndrimeve të këtij hoxhe doli hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili është imam në xhaminë e Shipolit.

Aurora Group

Latifi, deklaroi se kushdo që e fyen flamurin kombëtar shqiptar në emër të islamit, realisht ai është armik i islamit.

“Kush na e fyen flamurin tonë shqipëtar në emër të Islamit ai është armiku i Islamit”, shkroi hoxha Latifaj.

Fatmir Latifaj shtoi se edhe nëse dikush në emër të kombit shqiptar e fyen islamin, ai është armik i kombit shqiptar.

“Po i njëjti është edhe ai që na e fyen Islamin në emër të Shqiptarisë, ai është armik i Shqiptarisë.”, shtoi Latifi.

Postimi i plotë:

REAGIM NË MBROJTJE TË FLAMURIT KOMBËTAR

Kush na e fyen flamurin tonë shqipëtar në emër të Islamit ai është armiku i Islamit, po i njëjti është edhe ai që na e fyen Islamin në emër të Shqiptarisë, ai është armik i Shqiptarisë.

Me respekt, Hoxhë Fatmir Latifaj!

Koha