
Dy liderët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, javën e ardhshme do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu.
“Po vizita në SHBA do të zhvillohet siç është planifikuar”, tha ai.
Mediat serbe kanë qenë të parat që kanë raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza./Gazeta10








