Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Reja e vëllaut të kryetarit të Zveçanit punësohet infermiere në komunën që ai drejton

Reja e ardhshme e vëllaut të kryetarit të Zveçanit, Ilir Pecit, Dorentina Kurti, ka gjetur një vend pune në komunën që udhëhiqet nga xhaxhai i të dashurit të saj, njofton “Mitropol”.

Dorentina është në mesin e tre personave të përzgjedhur në pozitën e infermieres në Zveçan, për fshatrat shqiptare, Zhazhë dhe Lipë, në mesin e tetë kandidatëve që kishin aplikuar.

Medi

Se Dorentina Kurti por edhe dy emrat e tjerë në listë do pranoheshin në këtë pozitë ishte e ditur ende pa dalur rezultatet e konkursit. “Mitropol” posedon bisedën dëshmi me një nga personat që kishte tentuar të aplikonte e që thotë se u paralajmërua nga dikush nga personeli i Komunës që të mos merreshin me këtë punë fare, pasi që emrat që do pranoheshin ishin të ditur që nga fillimi, pasi siç ka bërë të ditur ky person për “Mitropol”, konkursi ishte manipuluar që nga fillimi.

Testi me shkrim për pozitën e infermierit ishte mbajtur me datën 7 mars 2024c gjersa pesë ditë më pas janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë.

Në mesin e këtyre kandidatëve, ashtu siç ishte paralajmëruar, ishte edhe Dorentina Kurti, reja e ardhshme e vëllaut të Ilir Pecit, e renditur si e dyta në listë me 61 pikë në testin me shkrim.

Sipas njoftimit në dokumentin ku njoftohet për rezultatet e testit me shkrim, të gjithë kandidatët që kishin marrë së paku 50% të pikëve, do ftoheshin në intervistën me gojë. E pikërisht këtu, Dorentina Kurti ishte vlerësuar me 70.5 pikë, duke dalë e dyta në listë në mesin e 3 personave të pranuar.


Një nga aplikantët madje po prentendon se në konkurs u diskualifikuan persona me diplomë bachelor me notë të lartë mesatare dhe janë pranuar persona me shkollim të mesëm.

“Janë diskualifiku persona me diplomë bachelor me notë të lartë mesatare dhe po pranohen persona me shkollim të mesëm”, u shpreh aplikanti/ja në fjalë.

Ani pse ende nuk është e martuar, Dorentina Kurti është prezantuar si reja e ardhshme e vëllaut të kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Pecit, e cila dëshmohet fare lehtë edhe me fotografinë që ka siguruar “Mitropol” ku Kurti shihet në një drekë me familjen e partnerit të saj, familjen e vëllaut të Ilir Pecit.

“Nusja jonë ma e mira” shkruhet në mbishkrimin e fotografisë së rishpërndarë nga Festina Peci, kunata e ardhshme e Kurtit, pra mbesa e Ilir Pecit./Mitropol/

 

Koha