LAJME

REL: Aeroplani me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s shihet në Aeroportin e Prishtinës

Radio Evropa e Lirë raporton që, një avion i ushtrisë amerikane, është parë në në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me këtë aeroplan besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Roadside
Market Florenti

Ende nuk është konfrimuar nga autoritet e Kosovës nëse Burns do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, por ajo që dihet është se avioni i ushtrisë amerikane ka ateruar në Aeroportin e Prishtinë që ishte nisur nga Beogradi.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Sipas REL, me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd, ku qëndroi për vizitë në këto dy vende.

Ndërkohë, vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Bosnje e Hercegovinë si dhe në Serbi, ka prodhuar interpretime të ndryshme mbi atë se çka do të sjellë kjo vizitë e tij në rajon.

Për profesorin e filozofisë dhe analistin kosovar, Blerim Latifi, kjo vizitë është një mesazh për Serbinë dhe një ndër vizitat më të rëndësishme amerikane në rajon.

Ai ka thënë se vizita e tij në Serbisë, do të thotë se SHBA ka identifikuar se serbët janë rreziku kryesor për destabilizimin e Ballkanit.

Ndërsa, Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon.

Ajo ka bërë me dije se kjo vizitë ka dy porosi dhe një nga to ka të bëjë për Kosovën.

Ndërkaq, Margarita Assenova, bashkëpunëtore e lartë në Fondacionin Jamestoën në Uashington, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “ka kohë që po shkakton probleme në Bosnje e Hercegovinë” dhe se kjo është bërë “më e dukshme dhe më e rrezikshme”.

Ajo theksoi se vizita e shefit të CIA-s, William Burns i dërgon një mesazh të qartë Serbisë: “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë veprimet e saj.”

Vizita e Burnsit është një mesazh shumë i mirë për Serbinë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë veprimet e saj.” – ka thënë Assenova.