Rënie drastike e numrit të rasteve me covid-19 në Kosovë, ja sa raste aktive kanë komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt

Virusi covid-19 duke se e ka humbur fuqinë që e kishte në muajt paraprak, kur në Kosovë dilnin pozitiv një numër i madh i qytetarëve brenda ditës, shkruan Mitropol.
Aktualisht, sipas statistikave të IKSHPK, në Republikën e Kosovës janë plotë 430 raste aktive, nga të cilat qytetarë me moshë të ndryshme.
Nga raporti i IKSHPK, del se në komunat e Mitrovicës janë 9 raste aktive, në Vushtrri janë 10 raste aktive dhe në Skënderaj është numri më i vogël i rasteve aktive në regjion, ku numrohen plotë 3 raste aktive me covid-19.
Vlenë të theksohet se kjo rënie drastike e rasteve me virusin covid-19, vjen pas vaksinimit masiv të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Mitropol/







