Renovohet pjesa për marrjen e abdestit tek xhamia e madhe në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme disa djem të rinj janë parë duke punuar tek objekti përcjellës i xhamisë së madhe “Bajram pasha Isa Beg” në Mitrovicë, që shërben për marrjen e abdestit, shkruan Mitropol.
Këta djem të rinj i kanë ngjyrosur shtyllat e betonit dhe renovuar e ngjyrosur edhe ulëset e këtij objekti përcjellës të xhamisë qëndrore.
Përveç kësaj mitrovicasit kanë ngjyrosur edhe ulëset tjera që gjenden në hapsirën afër xhamisë qëndrore në qytetin e Mitrovicës.
Gjeste të tilla që ndikojnë në rregullimin e hapsirave publike meritojnë përkrahje nga institucionet përgjegjëse. /Mitropol/








