KOSOVËLAJME

Reshjet e shiut dje e sot, IHMK tregon sa sasi e shiut ka rënë në Mitrovicë dhe a rrezikohet Kosova nga vërshimet

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet.

Roadside
Market Florenti

Duke publikuar të dhëna të reshjeve që përfshinë vendin, IHMK tha se reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:
Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
Malishevë 52mm ( l/m²)
Junik 36mm
Istog 36mm
Prizren 33mm
Drenas 29mm
Gadime (Lipjan)27mm
Ferizaj 24mm
Viti 23mm
Prishtinë 22mm
Kamenicë 21mm
Mitrovicë 20mm
Gjakovë 15mm
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.

Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!