Aurora Group
KOSOVËLAJME

Rexhepi, serbëve lokal: Nëse doni të jeni pjesë e shoqërisë së Kosovës, duhet të jeni edhe e institucioneve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka vlerësuar se kanë bërë gjënë e duhur sa i përket zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat, sipas saj, nuk paraqesin problem mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Rexhepi thotë se serbët kanë të drejtë që të zgjedhin se si të përfaqësohen në komunat e tyre.

Market Florenti

E njëjta ka shtuar se shpreson që së shpejti të organizojnë zgjedhjet lokale dhe të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ato.

“Ne nuk kemi probleme me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe me komunitetin ndërkombëtar pasi vlerësoj që bëmë gjërat e duhura. Me serbët kemi gjithmonë probleme duke filluar nga regjistrimi i makinave, procesi i reciprocitetit, pasi Serbia përfiton më shumë nga eksportet se sa Kosova. Më pas keni parë se çfarë ndodhi në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, sulmet ndaj policëve tanë, një jetë u humb dhe siguria padyshim është dëmtuar. Mund të vij deri të një përshkallëzim të një dhune të madhe dhe është mirë që atë e kemi ndaluar ashtu si duhet. Vlerësoj që edhe serbët që jetojnë në pjesën veriore të shtetit janë lodhur nga e gjithë kjo pasi një pjesë e serbëve ka dhënë dorëheqjen nga policia dhe kjo më duket si pjesë e një skenari që është hartuar më parë që ndoshta ata të shpëtojnë jetën e tyre dhe të vuaj dikush tjetër nga policia, pavarësisht nga përkatësia etnike… Vlerësoj që kur u mbajtën zgjedhjet lokale ne kemi qenë të detyruar nga Kushtetuta, përfaqësuesit tanë duhet të mbanin zgjedhjet për shkak të mos funksionimit të pushtetit lokal në katër komunat e pjesës veriore. Nuk ishte as qeveria e as përfaqësuesit shqiptarë që tani jani në ato komuna fajtor për atë pasi Kushtetuta duhet të respektohej. Serbët kanë të drejtë që të zgjedhin se si të përfaqësohen në komunat e tyre dhe shpresoj që së shpejti do të organizojmë zgjedhjet lokale dhe do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë. Është e sigurt që këta nuk do të jenë shqiptarë e as boshnjakë, por ata duhet të marrin pjesë në votim. Vendimi i tyre që të mos marrin pjesë në zgjedhje krijoi mundësinë që të kandidojnë të tjerët dhe të fitojnë zgjedhjet. Nëse doni të jeni pjesë e shoqërisë së Kosovës, pjesë e një shteti normal dhe të jetoni së bashku me ta, normalisht që duhet të jeni pjesë e institucioneve.

Nga ana tjetër, KQZ thanë se procesi për zgjedhje në këto katër komuna do të marrë kohë, pasi të dhënat që i kanë pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të ketë ndonjë datë të saktë se kur do të përfundojë procesi i verifikimit.

“Ky proces do të na marrë kohë, pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë ministrinë, kryesuesit e Kuvendeve Komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së, do të bëhet edhe publike”, thotë për KP, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Koha