Active 2
02LAJMESPORT

Rialda dhe Anda Januzi – krenaria e Mitrovicës që ngjiten në ringun e Kombëtares së Kosovës

Në datat 15 dhe 16 nëntor, motrat Rialda dhe Anda Januzi, të lindura në Gjermani dhe me rrënjë nga Mitrovica, do të veshin me krenari ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”.

Pas një rrugëtimi të përkushtuar dhe me rezultate të dalluara, ato kanë marrë thirrjen zyrtare nga Federata e Boksit të Kosovës — një vlerësim që shënon një moment të veçantë në karrierën e tyre të re sportive.

Tripika

Rialda dhe Anda po e dëshmojnë se talenti dhe pasioni nuk njohin kufij. Ato janë shembull i forcës, disiplinës dhe shpirtit garues që përfaqëson më së miri vajzën kosovare në sportin e boksit.

Me guxim në ring dhe zemër plot dashuri për flamurin, motrat Januzi po e shkruajnë një kapitull të ri të suksesshëm për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

eKiosk