
Sot janë mbushur plot dhjetë ditë që veriu i Kosovës ‘është blinduar’ me barrikada të ngritura në nëntë pika të vendit, shkruan “Mitropol”.
Pas hapjes së shkollave dje, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara të Kossev, nga nesër do të fillojnë të funksionojnë edhe objektet e hotelierisë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Orari i tyre i punës do të jetë i kufizuar – deri në orën 18:00.
Që nga vendosja e barrikadave në veri, dhjetë ditë më parë, objektet e hotelierisë në pjesën veriore të Mitrovicës janë lejuar të funksionojnë me vete, pa qëndruar në lokale, pra me restorante mbyllur, transmeton “Mitropol”.
Siç konfirmuan disa udhëheqës restorantesh, ata u njoftuan se pas dhjetë ditësh mund të fillojnë punën nesër.
Shkollat në veri kanë nisur punën sot. Nxënësit e shkollave fillore e ndjekin mësimin drejtpërdrejt, pra në bankat e shkollës, edhe pse me orë të shkurtuara. Nxënësit e shkollave të mesme ndjekin mësimet online.
Është dita e dhjetë e barrikadave, por edhe dita e 10-të që policia e Kosovës mbylli kufinjtë në Jarinje dhe Bërnjak.
Përkundër thirrjeve nga Qeveria e Kosovës për largimin e tyre, si dhe njoftimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë se barrikadat do të hiqen, ato janë ende aty dhe janë përforcuar gjatë fundjavës. Dje në afërsi të Jarinjes nga drejtimi i Rashkës u mbajt një protestë e vogël e organizuar nga grupet e djathta, ndër të cilët më i dukshëm ishte Damnjan Knezheviq, me pankartën “Lutju Zotit dhe ngjitu pas Rusisë”./Mitropol/








