Aurora Group
02KOSOVËLAJME

RINAS-i e ka bërë nijet ta shndërrojë Mitrovicën në qytet të doktorëve – Hap aplikimet për gjeneratën e re

Pas një viti të suksesshëm me pranimin e 35 nxënësve në Fakultetin e Mjekësisë vetëm nga regjioni i Mitrovicës, organizata RINAS hap regjistrimet për pranimin e nxënësve të rinj dhe tashmë trajnimet do të mbahen në dy qendra, në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Trajnimet mbahen për lënden e biologjisëdhe kimisë, lëndë nga të cilat përpilohet provimi pranues në fakultet.

Market Florenti

Mund të regjistrohen të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga klasa X ,XI, XII dhe ata që pauzojnë. Përgaditja në trajnime bëhet për të gjitha drejtimet e fakultetit të mjekësisë(Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Infermieri dhe Fizioterapi).

Për t’u regjistruar shkruani në inbox të faqes së Rinas në fb apo insta dhe aty merrni udhëzimet e nevojshme.

Afati i regjistrimeve eshte i hapur deri me 25 Shtator.

📍Mitrovicë – sheshi i qytetit, ish-objekti i bibliotekës, kati 4

📍Prishtinë – përball Ministrisë së Arsimit, objekti ku gjendet Ricoh, kati 2

Koha