Aurora Group
02LAJMESHNETA

RINASI i Mitrovicës: Organizata që po përgadit maturantët për Fakultetin e Mjekësisë mban provimin final përpara testit pranues në UP

Organizata joqeveritare “Rinia e Aspiratave- RINAS”, po vazhdon aktivitetin e saj për përgaditjen e maturantëve për regjistrimin e tyre në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, shkruan Mitropol.

RINAS që në rradhët e saj ka studentë të dalluar në Fakultetin e Mjekësisë, po bënë punë të shkëlqyer duke ndikuar që numri i maturantëve dhe studentëve të pranuar në FM nga qyteti i Mitrovicës të rritet çdo vit e më shumë.

Premium Store

Studentët si Gzim Abrashi, Bujar Beka dhe Auror Rrahmani pothuajse gjatë tërë vitit po ligjërojnë për maturantët e shkollave të mesme në Mitrovicë dhe po i përgadisin ata për testin pranues që do ju nënshtrohen me rastin e aplikimit në FM.

Numri i të interesuarve po rritet bashkë me numrin e të pranuarve, e ky sukses iu atribohet këtyre të rinjëve që po punojnë pa ndalë për gjeneratat e reja të qytetit. Gjatë ditës së djeshme është mbajt edhe testi përfundimtar i maturantëve, përpara se ata të ju nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë.

Nisma të tilla duhet të kenë edhe përkrahje institucionale, për faktin se impakti i tyre në fuqizimin e të rinjëve në qytet është mjaftë i madh. /Mitropol/

Koha