Pellini
02LAJME

RINASI i rekordeve: 35 maturantë mitrovicas pranohen në Fakultetin e Mjekësisë

Organizata joqeveritare “RINAS” nga qyteti i Mitrovicës po vazhdon të tregoj suksese në përgatitjen e maturantëve për Fakultetin e Mjekësisë, shkruan Mitropol.

Së fundi në provimin pranues të mbajtur nga Fakulteti i Mjekësisë brenda Universitetit të Prishtinës, janë pranuar plotë 35 maturantë nga qyteti i Mitrovicës, që kanë ndjekur trajnimet në RINAS.

Medi

E ky numër i madh vjen falë punës në trajnime përgatitore që po e bëjnë studentët Auror Rrahmani, Gzim Abrashi dhe Bujar Beka.

Nga RINAS tregojnë se këtë vit përqindja e të pranuarve në Fakultet të Mjekësisë prej nxënësve që vijojnë kurset në RINAS është 35% më e lartë sesa në vitin 2020, dhe pesëfish më e lartë sesa në vitin 2019.

E lajmi i mirë është se trajnimet nga RINAS do të vazhdojnë edhe këtë vit, përveç Mitrovicës edhe në qytetin e Prishtinës. /Mitropol/

Pellini