
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot energji pozitive gjatë takimit të zhvilluar së fundmi nga kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, me të rinjtë e qytetit.
Ky takim shënoi një mundësi të rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që presin komunitetin rinor të Mitrovicës.
Tahiri, i shoqëruar nga kandidatja për asambliste Liridona Muharremi, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe vendosi theksin mbi idetë e freskëta që ky komunitet mund të sjellë.
Kandidati i PDK-së theksoi se rinia është një fuqi që nuk mund të ndalet dhe se përkushtimi i tyre në jetën qytetare është një prioritet i qartë.








