KOSOVËLAJME

Rohde i demanton raportimet se 200 kompani gjermane po largohen nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka mohuar pretendimet e disa mediave se rreth 200 kompani gjermane do të largohen nga Kosova.

Market Florenti
Roadside

Ai i kritikoi mediat që kanë raportuar kështu, duke bërë të ditur se as Oda Ekonomike e Kosovës dhe as Ambasada e Gjermanisë nuk janë kontaktuar për këtë gjë.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Sipas tij, kompanitë gjermane janë të shqetësuara nga zhvillimet e fundit në veri, por që nuk kanë marrë asnjë veprim për t’u larguar.

“Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive të Gjermanisë nga Kosova janë krejtësisht të gabuara. Mosrespektimi i standardeve të gazetarisë: As Oda Ekonomike dhe as Ambasada e Gjermanisë nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Çfarë është e vërtetë: Kompanitë janë të shqetësuara rreth zhvillimeve të fundit”, ka shkruar Rohde.