Rohde në Krushë të Madhe: Kjo dhe masakrat tjera vetëm treguan se kishte ardhë koha që NATO të ndërhynte

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si ajo në Krushë të Madhe të Rahocecit 25 vjet më parë treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.
Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.
“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.
Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.
“Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.







