Medi
02KOSOVËLAJME

Rrahen e bëhen për spital tre persona në veri, Policia i arreston të tre

Një incident i natyrës fizike ka ndodhur të hënën pasdite, më 1 dhjetor 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Zoran Dzindzic” në Mitrovicën e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në përleshje fizike, njofton Mitropol.

Të dyshuarit janë tre meshkuj boshnjakë, prej të cilëve dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa njëri shtetas i Serbisë. Policia njofton se konflikti mes tyre ka përfunduar me lëndime të lehta trupore për secilin nga të përfshirët. Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor menjëherë pas incidentit.

Active

Pas intervistimit në stacion policor, dhe në konsultim me prokurorin kompetent, është vendosur që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vijon të hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në përleshje.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatave të tilla, duke theksuar se incidentet e dhunës fizike do të trajtohen me prioritet me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në zonë.

Dukato 1