Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Rrahje brenda familjes mes dy grashë në Mitrovicë, intervenon Policia

Një përleshje brenda rrethit familjar ka alarmuar autoritetet në Mitrovicë, rreth orës 14:00 të së hënës, njofton Mitropol.

Një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër, e cila sipas informacioneve të para, është viktimë në këtë incident.

Aurora Group

Të dyja palët janë dërguar në stacionin policor për sqarime rreth konfliktit, ndërsa pas inicimit të rastit dhe konsultimeve me prokurorin e shtetit, ato janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet rreth motivit të përplasjes po vazhdojnë./Mitropol/

Weelnes