
Mbrëmë ka ndodhur një rrahje masive mes disa personave në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona.
“Në rrahje është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar që janë përfshirë në rrahje”.
Ai tutje ka thënë se pas intervistimit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rasti është inicuar në procedurë të rregullt dhe po hetohet pë vepra penale “Sulm” dhe “Dëmtim i pasurisë”. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti.








