Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Rrahje mes 4 personash në Vushtrri, njëri gjuan me allti, Policia gjen edhe shkop bejsbolli

Një incident i dhunshëm ka ndodhur dje në orët e paradites në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje. Situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit nga njëri prej të dyshuarve, njofton “Mitropol”.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja plumbash dhe një shkop bejsbolli, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes. Një pistoletë, që besohet të jetë arma e përdorur, është konfiskuar nga njëri prej të dyshuarve gjatë procedurave policore.

Weelnes

Të katër të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor. Me vendim të Prokurorisë, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt deri në përfundim të hetimeve.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërsa apelon për shmangien e veprimeve të dhunshme dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut./Mitropol/

Koha