
Gjashtë persona janë rrahur mes vete mbramë pas një mosmarrveshje rreth linjës së qarkullimit të minibusëve.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Vushtrri ku ishte përdorur edhe një kaçavicdë dhe ishte shtënë me armë zjarri.
Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë.
Një person ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë persona janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjerët lirohen në procedurë të rregullt.








