Active 2
02KOSOVËLAJME

Rrahje mes disa personash në Mitrovicë, përdoren shufrat metalike/ Përfshihen dy pjesëtarë të FSK-së

Një rrahje ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në Mitrovicë, mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, raporton Sinjali.

Pesë persona patën një mosmarrëveshje rreth orës 03:00 të mëngjesit, çka eskaloi në dhunë.

Active 1

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Dy nga personat e përfshirë në rrahje janë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Krejt kjo erdhi pasi në lokalin ku po qëndronin, të dyshuarit filluan ta fyejnë njëri tjetrit, e kur dolën jashtë përdorën edhe shufra metalike.

Të dyshuarit tashmë janë intervistuar nga Policia.

Koha