02KOSOVËLAJME

Rrahjé mes dy personave në një lokal në veri, Policia zbulon të dyshuarit dhe siguron pamjet

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në kafeteri e lokale të ndryshme në vendin tonë. Një konflikt verbal që eskaloi në rrahje ka ndodhur në një lokal në Leposaviq.

Dy persona janë përfshirë në përleshje pas një mosmarrëveshje lidhur me muzikën e lëshuar në lokalin “Hedonik”, raporton Sinjali.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Për pasojë,  dy të dyshuarit janë rrahur mes vete, ndërsa më pas njëri prej tyre e ka goditur veturën e tjetrit – në shenjë revolte.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe të dyshuarit janë identifikuar.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj të dyshuarve.