TEB
02LAJME

Rrahje mes vëllezërve në veri për një pronë – përfundojnë në spital e pastaj në polici

Një mosmarrëveshje rreth një prone ka eskaluar në përleshje fizike mes dy vëllezërve në Leposaviq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku si pasojë, të dy personat e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, njofton Mitropol.

Florenti Company

Sipas raportit zyrtar, bëhet e ditur se vëllezërit, në fjalë, pas një zënke për çështje pronësore, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

TEB

Të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas marrjes në pyetje nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po vazhdon të trajtohet në koordinim me Prokurorinë Themelore./Mitropol/

Liri