
Një rrahje me pasoja sapo ka ndodhur pranë lokalit të “ABA Burger” në rrugën “Nazim Gafurri” Prishtinë, raporton “Mitropol”.
Siç bëjnë të ditur burime të “Mitropol” nga rrahja ka pësuar lëndime një person i cili është duke u trajtuar në spital.
Ende nuk dihen motivet e rrahjes apo numri i personave të përfshirë.
Nuk ka ende të arrestuar nga rasti.
”Mitropol” do ju mbajë të informuar për detajet.








