Premium Store
02LAJME

Rrahu gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet mitrovicasi

Foto ilustrim

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike.

Kështu ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku pas një mosmarrëveshje një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Aurora Group

“Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Koha