Medi
02LAJME

Rreshje të mëdha të shiut në Mitrovicë, lumi Lushta mund të dalë nga shtrati

Në Mitrovicë po vazhdojnë rreshjet e mëdha atmosferike, shkruan Mitropol.

Si pasojë niveli i ujit në lumenjët e qytetit është rritur dukshëm.

Active

Situatë jo e mirë është në lumin Lushta që kalon në qendër të qytetit.

Niveli i ujit në këtë lumë aktualisht është në rritje e sipër dhe ka rrezik që të dalë nga shtrati.

Në anën tjetër ekipet e zhytësve të klubit “Trepça” nga Mitrovica janë të gatshëm për intervenim. /Mitropol/

Active 1